English

Fati i Greqisë, në duar të referendumit

Athinë, 2 nëntor 2011, NOA- Ndihma e radhës e Greqisë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore do të jepet pas referendumit.

Konkretisht kësti i gjashtë i kredisë për Greqinë nuk do jepet para zhvillimit të referendumit, pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk do ta lirojë pjesën e fundit të kredisë përpara se të zhvillohet re.

Ndonëse Brukseli e ka miratuar dozën e gjashtë të ndihmës, ndërkohë që FMN-ja kishte thënë se kësti do të lirohej në fillim të nëntorit, duket se shpallja e referendumit e ndryshoi situatën.

Sipas mediave ndërkombëtare dhe kryesisht atyre greke thuhet se FMN nuk do që të japë para për Greqinë dhe më pas të shohë se çfarë do të ndodhë, pasi duhet të ketë garanci në ecurinë e këtij vendi.

Ndërkaq vendimin e Papandreut për një referendum popullor për miratimin ose rrëzimin e masave anti-krizë, që pritet të mbahet në fillim të muajit dhjetor mediat ndërkombëtare e kanë cilësuar si vallëzim mbi kraterin e vullkanit.

Sondazhet në vendin fqinj thonë se në masë të madhe grekët janë kundër marrëveshjes së Brukselit dhe kundër masave anti-krizë të qeverisë së Papandreut.

“Referendumi do të sigurojë një mandat të qartë, por do të jetë gjithashtu edhe një mesazh tërësisht i qartë nga brenda dhe jashtë Greqisë, mbi angazhimin tonë në Europë dhe anëtarësimin në eurozonë”, deklaroi shefi i qeverisë greke, Jorgos Papandreu, gjatë mbledhjes urgjente të qeverisë, ku u votua ideja e tij për referendumin.

Lidhur me krizën në Greqi dhe ecurinë e këtij vendi kanë diskutuar edhe vendet e G20-ës.

a.y/NOA

KOMENTE