Berlin, 2 nëntor 2011, NOA - Gjermania paralajmëron Greqinë se plani për shpëtimin e saj nga falimentimi nuk mund të rinegociohet. Deklarata u bë sot nga shefi i diplomacisë gjermane Guido Westerwelle, pak orë përpara bisedimeve urgjente mes Greqisë, Gjermanisë dhe Francës për të mbajtur një referendum për marrëveshjen e arritur me BE-në. “Ajo çcka kemi rënë dakord javën e kaluar nuk mund të rivendoset në tavolinë. Greqia të heqë dyshimet, sa më shpejt të jetë e mundur për drejtimin që dëshiron të marrë, pas shpalljes së një referendumi mbi plan europian të mbështetjes”, tha Westerwelle. Kryeministri grek Papandreu takohet nesër në Francë me presidentin francez Sarkozi dhe kancelaren gjermane Merkel. Dje Sarkozi tha se vendimi i Papandreut ka suprizuar të gjithë Europën. a.q/NOA
Gjermania “paralajmëron” Athinën për krizën
-
Neo19:16 - 02 Nëntor 2011Με την ελλάδα κάτι πεζετε αλλά ο λαός της ελλάδας δεν ξέρει τι γίνετε το μονώ που κανί ο λαός ίνε ότι περνάνε καλά αυτό