English

Gjykata vendos ekstradimin e Asanzh, akuza për përdhunim

Londër, 2 nëntor 2011. NOA - Gjykata Mbretërore britanike ka vendosur sot që themeluesi i WikiLeaks-it, Julian Asanzh do të ekstradohet për në Suedi, ku do të merret në pyetje lidhur me akuzat për ngacmim seksual.

Gjykata e lartë e Londrës sot mori vendim që të refuzojë kërkesën e Asanzh kundër ekstradimit.

Autoritetet suedeze duan ta marrin në pyetje Asanzh, rreth akuzave për ngacmim seksuale, të cilat janë paraqitur nga dy femra vullnetare që kanë punuar për WikiLeaksStokholm.

Asanzh u arrestua në Londërdhjetor të vitit 2010, dhe ka jetuar në kushte të rrepta në Britani, që nga arrestimi i tij.

Por, burime pranë tij, thanë sot se Asanzh do të apelojë vendimin e drejtësisë britanike, ndërsa ka hedhur poshtë akuzat për përdhunim.

a.q/NOA

KOMENTE