English

Hapësirat publike, Policia Bashkiake vazhdon aksionin

Tiranë, 2 nëntor 2011, NOa - Bashkia e Tiranës vazhdon aksionin për lirimin e hapësirave publike, të zëna nga subjekte të ndryshme, si dhe për disiplinimin e parkimit të makinave vetëm në njërin krah të rrugës. Sot, Policia Bashkiake ishte e pranishme në rrugën “Qemal Stafa”, mjaft problematike për qarkullimin e qytetarëve për shkak të aktivitetit të tregëtarëve aty. Falë ndërhyrjes së Policisë Bashkiake, trotuaret e kësaj rruge u liruan sot plotësisht.

“Sot, Bashkia e Tiranës dhe Policia Bashkiake kanë përqendruar aksionin për lirimin e hapësirave publike, në një ndër rrugët më problematike të Tiranës, në rrugën “Qemal Stafa”. Ky aksion do të vazhdojë edhe në ditët e ardhshme, deri në lirimin e të gjithë hapësirave publike dhe në të gjithë rrugët e Tiranës”, u shpreh për mediat, Drejtori i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.

a.q/NOA

KOMENTE