Patos, 2 nëntor 2011, NOA – Policia e Fierit ndaloi një adoleshent, i cili goditi rëndë me grushta bashkëmoshatarin e tij.
16-vjeçari me iniciale D.L, i cili banon në Patos, u arrestua për konsumim të veprës penale të plagosjes së rëndë me dashje.
Dy netë më parë, adoleshenti goditi me grushta për motive të dobëta bashkëmoshatarin e tij, shtetasin me inicialet M.H, edhe ky banues në Patos.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur lagjia “1 Maji” në qytetin e Patosit.
Policia bën me dije se, i dëmtuari është aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.
Adoleshenti D.L. do të procedohet penalisht nga Prokuroria e Vlorës, seksioni për të miturit.
mit/NOA