English

Kërcënimet nga interneti, debat në Londër

Londër, 2 Nëntor 2011 - Zyrtarë qeveritarë, biznesmenë dhe aktivistë të internetit, janë mbledhur këtë të martë në Londër për të diskutuar se si të ballafaqohen me kërcënimet për krime në internet, pa i dëmtuar mundësitë ekonomike dhe lirinë e fjalës.

Përfaqësues nga Shtetet e Bashkaura, Kina, Rusia dhe India marrin pjesë në këtë konferencë së bashku me figura nga industria e teknologjisë, siç është themeluesi i Wikipedia-s, Xhimi Uejlls, citon RFE.

Në prag të konferencës në Londër, udhëheqësi i agjencisë së spiunimit të Britanisë tha se qeveria britanike dhe sistemet e kompjuterëve po ballafaqohen me një numër shqetësues të kërcënimeve përmes internetit, duke përfshirë një sulm serioz në zyrën e rrjetit të jashtëm.

KOMENTE