English

Miratohet ligji, tani të dënuarit “kontrollohen” nga larg

Tiranë, 2 nëntor 2011, NOA – Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme ligjin për mbikqyrjen elektronike. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, që ka hartuar dhe draftin, ligji do të rrisë jo vetëm sigurinë në komunitet, por do të shkurtojë shpenzimet e buxhetit të shtetit. Sipas zyrtarëve të ministrisë, nga zbatimi i këtij ligji përfitojnë të dënuarit me arrest shtëpie, personat me dënim alternativ. Kjo lloj masë do të aplikohet më shume tek të rinjtë si dhe tek të miturit në konflikt me ligjin. Ligji parashikon vendosjen e disa pajisjeve sigurie në trupin e të dënuarve të kësaj kategorie, të cilat çojnë në zero riskun e largimit të të mbikqyrurve. Ëshrë një pajisje sa një ore dore, e cila vendoset dhe mbahet lehtësisht ose në dorë ose në këmbë, në të cilën koordinatat që jep pajisja në çdo kohë do të koordinohet me një hartë e cila ka të gjithë sistemin administrativ të Shqipërisë. Janë rreth 300 persona nga Tirana që do të përfitojnë nga mbikëqyrja elektronike, pasi kryeqyteti do të jetë vendi i parë ku janë gati dhe sallat operative.

Pajisjet kanë një lloj sistemi, sistem antivandal dhe në momentin që tenton ta manipulosh ose dëmtosh pajisjen ajo sinjalizon menjëherë sallën. Kjo gjë ul kohën e aplikimit, ndërsa punonjësit e sallës operative do të shikojnë nëpër ekrane vendndodhjen e pajisjes dhe në momentin që personi do të dalë jashtë zonës së lejuar kjo konstatohet menjëherë nga salla operative.

Projekt-ligji për mbikëqyrjen elektronike u diskutua edhe me grupet e interesit ku morën pjesë përfaqësues të Gjykatës së Lartë, Shoqata e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, OSBE-së EURALIUS dhe Ambasada Britanike dhe është hartuar me konsulencën e tyre.

a.q/NOA

KOMENTE
  • Jimmy 16:15 - 02 Nëntor 2011
    Eshtè shum ligj i mirè, çdo tè thote ( riskun ) nuk èshtè fjal SHqip. Fjalia ( tè cilat çojne ne zero riskun e largimit tè tè mbikqyrurve ) sigurisht èshtè fjal italisht e shqiptarizuar. Ju lutem shkruani SHqip, kam vèn re se nè shum artikuj ka shum fjal Italisht Greqisht e Anglisht. Ju lutem mos e shtrembroni gjuhen SHqipe