Tiranë, 2 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e mërkurë, 2 nëntor 2011.
Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “Zbardhen debatet në asamblenë e PS, Pëllumbi e Majko kundër statutit të ri”. Argumente të tjerë të ditës: “Kurbani, Edi Rama: Si janë katandisur 48 qytetet shqiptare”; “Prokuroria: Tre burgime përjetë dhe 126 vjet burg për Gërdecin”; “Sali Shehu: PD më rrëzoi se jam mik i Bamir Topit”; “Ekspertiza në FBI, pistoletat e 21 janarit, dy muaj rrugë drejt SHBA”; “Panairi. Edhe libri ndjen krizën”; “Universitetet, Berisha: Të ndjekim modelin amerikan për cilësinë”.
Gazeta “Panorama” hapet me argumentin kryesor të ditës: “Asamblea e PS. Rama, replikat me Majkon dhe Pëllumbin”. Tituj të tjerë: “Programi i PS, Rama premton 300 mijë vende të reja pune. Të pasurit më shumë taksa se të varfrit”; “Sali Shehu debate me deputetët e PD: Nuk më doni se kam mik Bamir Topin”; “Libia e post-Gheddafit nga Bashkim Zeneli”.
Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “PS shpall planin për shtetin social”. Argumente të tjerë: “Dosja Çopa nuk u kalon Krimeve të Rënda”; “Kandidatura e Sali Shehut për KLSH, prish rreshtin e PD-së, Sherefedin Shehu abstenon”; “Delijorgji, Minxolli, Pinari, burg përjetë”; “Pesë fëmijë ilegalë prej burokracisë”; “Një e dhjeta e naftës në treg është jashtë standardit”; “Pasaportat, Kosova i blen katër herë më lirë se Shqipëria”; “Puna me turne shkakton sëmundjet e zemrës”.
Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Servet Pëllumbi: Rama, PS-në e ktheve në OJQ”. Argumentet në vijim: “Pretenca, Gërdeci, gabim njerëzor, burg përjetë shkaktarëve”; “Berisha: Gati ta tejkalojmë me kompromis situatën”; “Avokatët e Metës: Shpifjet pa ndalim, padi penale ndaj Priftit”.
“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Debatet në asamble. PS, Sterkaj: Grupet e punës me njerëz kot”. Në faqen e parë të gazetës veçojmë argumentet: “Sherefedin Shehu thyen urdhrin e PD: Sali Shehun e kam kushëri”; “Prokuroria: Tre dënime të përjetshme për Gërdecin”; “Helena Kadare: Nervat e Ismailit kur tentuan ta pajtojnë me Qosen në plazh. Letrat e tij në vitin 1997 i hodhi në kosh”; “Palestina në UNESCO, Shqipëria abstenon”.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës: “PD rrëzon Sali Shehun, sherri dje në Kuvend. Kam ngrënë bukë më pak se të tjerët në shtëpinë e Bamir Topit”. Tituj të tjerë: “Gërdeci pretenca: 3 burgime përjetë. Pinari nga Spitali: 4 mln dollarë për hetimin”; “Ilir Meta padi Priftit për shpifje. Prifti: Mua nuk më trembni dot”; “Ligji i plehrave në rivotim të enjten, njoftohet protesta”; “48 qytetet e Shqipërisë sipas Edi Ramës. Libri i ri Kurbani”; “Andueli, 24-vjeçari që pret mandatin e deputetit të Fierit”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
mit/NOA