Romë, 2 nëntor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Një shqiptar i moshës 30 vjeçare ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm pas përplasjes me motorrin e tij me një tabelë publicitare të vendosur në rrugë.
Bashkë me të ishte edhe fejuara e tij në mjetin me dy rrota dhe pas ngjarjes së rëndë të dy u shtruan në spitalin e San Giovanni por drejtuesi i mjetit humbi jetën, ndërsa vajza është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Gjithsesi ende nuk janë shumë të qarta shkaqet e ngjarjes, ndërsa mendohet se i riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka humbur kontrollin mbi mjet çka ka çuar në përplasjen e fuqishme me tabelën publicitare, që sipas kodit rrugor të vendit fqinj duket të vendosej 1 metër e 80 centimetër larg nga rruga.
Menjëherë pas kësaj ngjarje filluan apelet për kryebashkiakun e Romës lidhur me respektimin e rregullave të Kodit Rrugor.
a.y/NOA