Tiranë, 2 nëntor 2011, NOA – Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga të dyshuarin për plagosjen e dy personave të së njëjtës familje, natën e mbrëmshme.
Mbrëmë, Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Shefqet Hysen Vladi, 54 vjeç, banues në Laknas, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Dje rreth orës 17.00, në fshatin Laknas, 54 vjeçari dyshohet se për motive të dobëta, në bashkëpunim me djalin e tij shtetasin, Valter Shefqet Vladi, 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, kanë plagosur rëndë me thikë dhe mjete të forta shtetasit Lazam Mat Peca, 57 vjeç, si dhe djalin e tij Adriatik Peca, 22 vjeç, banues në Laknas.
Pas kryerjes së veprës penale shtetasi tjetër Valter Vladi është larguar dhe punohet për kapjen e tij, ndërkohë që i dëmtuari aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Po nga Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, filluan proçedimin penal dhe punohet për kapjen e shtetasve :
Manuel Muharrem Rrustaj, 18 vjeç, banues në Tiranë.
Rinor Medi Prengezi, 20 vjeç, banues në Tropojë.
Dy të rinjtë, dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjerin, pas një konflikti për motive të dobta, kanë plagosur me mjete të mprehta shtetasin Ledjon Jemin Guci, 24 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën. Të dy autorët e ngjarjes janë larguar dhe punohet për kapjen e tyre.
a.q/NOA