English

Presidenti pret konkurrentet e Miss Globe 2011

Tiranë, 2 nëntor 2011, NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi u rezervoi sot një pritje të përzemërt dyzet e dy pjesëmarrëseve në “Miss Globe International 2011” si dhe organizatorëve të këtij spektakli bukurie, i cili për të tetin vit radhazi zhvillohet në vendin tonë. “Dëshiroj që secila prej jush, këtë mundësi që iu dha, ta shfrytëzojë për karrierën e vet, sepse është një çertifikatë më shumë që i shtohet CV-së suaj personale. Gjithnjë e më shumë sot bukuria fizike nuk shikohet e vetme, e izoluar, por ajo është shumë kompatibël me inteligjencën dhe mënyrën e sjelljes së individit. Unë jam i bindur që secila prej jush e ka përfaqësuar në mënyrë shumë dinjitoze vendin e saj. Dhe së fundi, unë jam i lumtur si President i Shqipërisë që, Shqipërisë i është bërë një promovim jashtëzakonisht i bukur në të gjithë bukuritë e veta natyrore, por edhe në zhvillimin e vet”, tha Presidenti. Presidenti Topi u uroi mirëseardhjen në Shqipëri përfaqësueseve të bukurisë nga e gjithë bota dhe drejtorëve vendorë të konkursit, që shpalli fituese zonjushën Stefani Ciolko nga Gjermania.

a.q/NOA

KOMENTE