Algjer, 2 nëntor 2011, NOA - Saadi Gheddafi, i biri i ish-kolonelit libian Muammar Gheddafi, i vrarë afro dy javë më parë në vendlindjen e tij Sirte në një operacion të rebelëve i mbështetur nga forcat shumëkombëshe të NATO-s, i ka kërkuar Interpolit përmes avokatit të tij, që të anulojë mandatin e arrestit, për shkak se sipas tij, autoritetet libiane nuk do të ishin në gjendje të kryenin një proces të drejtë gjyqësor ndaj tij.
Ish-futbollisti profesionist, Saadi, tashmë biznesmen, u arratis për në Nigeri, kur forcat kryengritëse morën në duar kryeqytetin libian, Tripoli.
“Kam dyshime, se klienti im mund të vritet si i ati, nëse do t’i dorëzohet Libisë”, bëri me dije për mediat algjeriane, avokati i Saadi al Gheddafit.
mit/NOA