English

Shërbimet ajrore, eksperienca arabe në Shqipëri

Emiratet e Bashkuara, 2 nëntor 2011, NOA – Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të bashkëpunojnë për përmirësimin e shërbimeve ajrore.

Ky fakt mbështetet në marrëveshjen që Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi nënshkoi me Ministrin e Ekonomisë së EBA, Ing.Sultan Al Mansouri, gjatë vizitës që zhvilloi në EMB.

Qëllimi marrëveshjes është rritja e bashkëpunimit dypalësh në fushën e transportit ajror, krijimi i kushteve të përshtatshme, të ndërsjella dhe lehtësuese, për operatorët e transportit të të dy vendeve, si dhe kalimin transit përmes territoreve të tyre me qëllim lëvizjen pa pengesa për shtetasit e të dy Palëve Kontraktuese.

Ndër të tjera ministri Olldashi nxiti dhe krijimin e Forumit të Biznesit mes dy vendeve tona si dhe organizimin e Ditës së Biznes të RSH në EBA.

Ministri Olldashi zhvilloi një takim edhe me Presidentin e Dhomave të Tregëtisë dhe Industrisë së EBA, njëkohësisht, President i Dhomës Tregëtisë dhe Industrisë së Abu Dhabit, Mohamed Thani Al Romaithi.

Te dyja palët ndanë mendimet për rrugët dhe mënyrat e zhvillimit të bashkëpunimit tregëtar dhe investitmeve nga kompanive publike dhe private të vendeve respektive.

Olldashi ftoi Unionin e Dhomës së Tregëtisë të EBA për një vizitë në vendin tonë për njohje konkrete me shanset për investim.

a.q/NOA

KOMENTE