English

Studentët e huaj në Itali, 42% e totalit shqiptarë dhe rumunë

Milano, 2 nëntor, NOA - Shqiptarët, të renditur pas rumunëve, zënë vendin e dytë në totalin e studentëve të huaj që frekuentojnë shkollat italiane. Një fakt i tillë është cituar nga një raport i fundit i ministrisë italiane të Arsimit, publikuar në Lombardi, sipas të cilit, rumunët dhe shqiptarët janë gjithmonë më të shumtët nëpër klasa dhe auditore, ndjekur nga marokenët dhe kinezët që jetojnë në Itali.

Fjala është për numrin gjithmonë e më shumë në rritje të atyre që preferojnë të studiojnë në Itali, të cilët sot për sot numërohet të jenë 42 përqind e totalit të studentëve në arsimin e lartë. Një kërcim i mirë është cituar ky nga ministria e arsimit, ku vetëm tre vjet më parë, ata ishin në nivelin prej 34.7 përqind.

Kjo vlen më shumë për universitetet, pasi në shkollat fillore dhe gjimnaze, ka rajone kur kjo shifër arrin edhe dyfishin, deri në 78.3 përqind të totalit të nxënësve.

Ndërkaq, raporti i ministrisë italiane të Arsimit citon edhe dukurinë e lënies në mes të shkollës, apo mbetjes në klasë, mjaft e dukshme kjo sidomos tek fëmijët e emigrantëve, pra tek nxënësit jo me shtetësi italiane.

Kështu, "nga njëra anë është efekti i krizës, - citon studimi, - e cila bën që disa familje të tjera të kthehen në vendet e tyre të origjinës, për shembull në Rumani ose Shqipëri”.

n.e/NOA

KOMENTE