English

Ushtari amerikan, 10 vjet burg se përdhunoi vajzën civile

Një ushtar amerikan në Korenë Jugore është dënuar me 10 vite burg për shkak të dhunimit të një vajze adoleshente.

Agjencia e lajmeve Yonhap njoftoi se gjykata dënoi ushtarin 21 vjeçar për keqtrajtim seksual të vajzës për disa herë me radhë pas hyrjes së dhunshme në dhomën e saj në afërsi të Seulit në muajin shtator.

Ministria e jashtme tha se verdikti në fjalë është dënimi më i gjatë që i është shqiptuar ndonjë ushtari amerikan në Korenë Jugore në 20 vitet e fundit. /rfe/

KOMENTE