English

Aksidenti, shoferi nuk i dha ndihmën vogëlushit

Tiranë, 3 Nëntor 2011 NOA - Një fëmijë 5 vjeçar gjeti sonte vdekjen si pasojë e përplasjes nga një automjet, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 në lagjen "Kombinat" të Tiranës kur një makinë ka përplasur duke hedhur disa metra larg nënë e bir.

Për pasojë vogëlushi gjeti vdekjen e menjëhershme ndërsa nëna e tij, Dhurata H., 35 vjeçe u transportua në Spitalin Ushtarak dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga policia mësohet se drejtuesi i mjetit, emri i të cilit nuk bëhet i ditur u largua nga vendngjarja duke mos dhënë ndihmën e parë për djalin 5-vjeçar, por u kap nga policia vetëm një orë pas aksidentit.

Policia bëri të ditur se po punohet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti.

e.t/NOA

KOMENTE