Tiranë, 3 tetor 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Në vijim të seancës parlamentare ku u diskutua ligji për për menaxhimin e integruar të mbetjeve i kthyer për shqyrtim në Kuvend, nga Presidenti Topi, Kryeministri Berisha u shpreh se, përveç partisë së plehut prapa qëndrimit të krerëve të opozitës qëndrojnë interesa mafioze.
“I gjithë problemi i socialistëve ishte se do vendoset vendimi i qeverisë si kusht për çdo import dhe këtë këta nuk e kanë nga urrejtja ndaj meje, por e kanë nga dashuria që importuan për plehrat para këtij vendimi, sepse kanë frikë se do të shkurtojnë interesat lobiste të tyre, sepse ligji i disiplinon importet në mënyrën më të hekurt dhe ata kanë interesa mafioze”, u shpreh Berisha.
Sipas tij socialistët mendojnë se duke lakuar emrin e Berishës çdo minutë njerëzit do i besojnë, por ata vërtetojnë të kundërtën.
Ai tha se 6 mijë tonë mbetje eksportohen nga Shqipëria çdo vit dhe kjo do vijë në rritje.
“Për shoqërinë civile e garantoj se do jetë bashkëvendimmarëvese me Këshillin e Ministrave për çdo mbetje, dhe ua them në shenjë respekti sepse kanë qenë një zë i rëndësishëm për mbrojtjen e ligjit dhe ata që bëjnë militannt i vlerësoj aty ku kanë qenë racional, por problemi ishte shkarja e madhe që bënë ata duke bërë thirrje për vota ata po luajnë për partinë dhe jo shoqërinë civile, ndaj dhe unë zotohem se çdo vendim qeverie do jetë proces i një konsultimi me shoqërinë civile dhe organizatat për mbrojtjen e mjedisit.
Në replikë ndaj Kryeministrit, reagoi kryetari i grupit kuvendor socialit Gramoz Ruçi i cili u shpreh se, “Kyeministër qytetarët thonë, mos u ngopsh, edhe nga plehrat do të fitosh. Po mirë punët e tjera që aq di dhe aq bën por si ka mundësi që e kthen në tragjedi ekologjike si vend, si mjek jo si Kryeministër. Kur ke pasur të drejtë, kur ke thënë që në 2004 që importi i plehrave është katastrohfë ekologjike apo sot ndryshoi. Shoqëria civile kërkon anulimin, mirato dekretin e Presidentit”.
a.y/NOA