English

Greqi, anulohet referendumi

Athinë, 3 nëntor 2011, NOA/Update – Kryeministri grek Jorgos Papandreu anulon zhvillimin e referendumit të cilin vetë ai e kishte propozuar ditë më parë. Mediat vendase raportojnë se ai ka caktuar dy persona të stafit të tij për të negociuar me partinë “Demokracinë e re” të Antonios Samaras, e cila propozoi krijimin e një qeverie tranzitore.

Negociatat me opozitën synojnë diskutimet për qeverinë e re.

Propozimi që Papandreu bëri ditë më parë, lidhej me votimin në popull nëse duhet të pranohej apo jo ndihma e BE-së për krizën ku prej kohësh ka rënë vendi.

Momentalisht pritet, takimi i grupit parlamentar të PASOK-it.

G – 20 mblidhet në Kanë

Ndërkohë në Francë, ka nisur takimi i krerëve të vendeve më të zhvilluara të botës, G- 20. Aty merr pjesë edhe presidenti i SHBA, Barak Obama, e ku do të diskutohet për situatën globale dhe në veçanti për krizën e Eurozonës.

a.q/NOA

KOMENTE