SHBA, 3 Nëntor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Këngëtari 17 -vjeçar, Justin Bieber është bërë baba i një djali, citojnë revistat e ndryshme të huaja.
Publikimet vijnë pas deklaratës së Mariah Yeater, një vajze 20 –vjeçare nga Kalifornia, e cila është bërë nënë prej 3 muajsh.
Ajo ka dalë në kopertinën e revistës amerikanë “Star” me vogëlushin e saj. Djali quhet Tristyn Anthony Markhouse Yeater dhe ka lindur më 6 Korrik. Një lajm ky që tronditi mbarë botën dhe sigurisht Justin, i cili ka ngritur padi kundër 20-vjeçares.
Nëna e fëmijës është e gatshme të kryejë dhe një test ADN-je për të zhdukur të gjitha dyshimet.
Sipas Radar Online, ajo theksoi se gjatë periudhës që mbeti shtatzënë nuk kishte pasur marrëdhënie me asnjë mashkull tjetër.
“Në periudhën e kohës në të cilën kam mbetur shtatzënë, nuk kam pasur marrëdhënie me asnjë mashkull tjetër. Sapo mbeta shtatzënë, unë u përpoqa të kontaktoja me Justin, por askush nga përfaqësuesit e tij nuk u përgjigjën.”
a.k/NOA