English

Maxhoranca rrëzon 2 dekretet e Topit, plehrat dhe kreun e KLSH

Tiranë, 3 tetor 2011, NOA- Seanca- maratonë e parlamentit e nisur paraditen e sotme, pas debatit të gjatë ka përfunduar replikat me rrëzimin e dekretit të Kreut të Shtetit.

Kanë mjaftuar 73 votat e maxhorancës për të rrëzuar dekretin e Presidentit Topi, përkundër 59 votat e socialistëve.

Dekreti i Presidentit të Republikës për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, u rrëzua pas afro një muaj debat edhe jashtë sallës së parlamentit, ndërsa nga ana e socialistëve u pretendua se me këtë ligj i hapet rruga importit të plehrave të vendeve të Europës drejt vendit tonë gjë që dëmton shëndetin e shqiptarëve.

Por krahas kësaj votat e deputetëve demokratë kanë rrëzuar edhe propozimin e Kreut të Shtetit për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, Sali Shehu.

a.y/NOA

KOMENTE