English

Papandreu: Do votohet marrëveshja, do shpëtohen jetët e njerëzve

Athinë, 3 tetor 2011, NOA- Kryeministri i Greqisë Jorgo Papandreu në fjalën e mbajtur para grupit parlamentar të PASOK, u shpreh se marrëveshja e 27 tetorit është e rëndësishme.

Ai shtoi se, janë mësuar shumë nga kjo fazë eksperimentale dhe se marrëveshja konfirmon pozicionin e Greqisë në eurozonë, pasi marrëveshja me 130 miliardë euro është më e madhja.

“Shkurtimi 50% i borxhit është ndihmë për bankat, marrëveshja do shpëtojë jetët e njerëzve dhe opozita do e votojë marrëveshjen e BE”, u shpreh Papandreu duke shtuar se do shqyrtohen hapat e mëtejshëm me konsensus.

Ai shtoi se më herët janë bërë të gjitha përpjekjet që të gjenden fonde që të mos shkohet drejt falimentimit.

Sipas tij nuk mund të mblidhen taksa duke lënë më tej evazionin fiskal.

Kryeministri grek deklaroi pasditen e sotme anulimin e referendumit për masat anti-krizë në vend.

a.y/NOA

KOMENTE