English

Papandreu: Nuk dorëhiqem; Trazira edhe në Romë

E enjte, 3 nëntor 2011, NOAAlbana Qehajaj – Kryeministri grek Jorgos Papandreu ka hedhur poshtë informacionet e mediave ndërkombëtare të dhënë pak minuta më parë.

“Nuk kam dhënë dorëheqjen”, ka deklaruar ai për mediat vendase pas përfundimit të mbledhjes së jashtëzakonshme të kabinetit qeveritar, ku duket se nuk ka më mbështetjen e shumicës së ministrave.

Në pak minuta, Papandreu ka humbur mazhorancës, pasi 3 anëtarë të PASOK-ut kanë thënë se do të votojnë kundër tij. Në këtë mënyrë PASOK mban 152 vende në Parlament nga 300 gjithsej në Parlamentin grek. Vendimi i kryeministrit Papandeu shokoi liderët europianë dhe tregjet europaine pasi Kryeministri kërkoi mbajtjen e një referendumi për paketën e shpëtimit të eurozonës.

Ndërkohë, në disa orë në media qarkullojnë informacione kontradiktore lidhur me mundësinë e krijimit të qeverisë së tranzicioni, madje ka nisur të qarkullojnë edhe emrat konkretë për kryeministrin e ardhshëm.

Nga ana tjetër, edhe presidenti grek Papulias ka deklaruar se nuk ka asnjë plan të takojë sot kryeministrin e vendit të tij, Papandreun.

Itali, trazira në Romë

Greqi situatat ndryshojnë minutë pas minuti, por tashmë trazirat kanë mbërritur edhe një tjetër shtet fqinj, Itali.

Gjatë mesditës rreth 500 studentë janë përleshur me policinë në kryeqytetin italian. Situata është rënduar pas protestave kundër masave që qeveria pritet të ndërrmarrë për shkurtimin e shpenzimeve. Gjithçka ka nisur nga studentë të Universitetit “La Sapienza”, për tu shtrirë më tëj në qendër të kryeqytetit.

BQE ul normën e interesit

Banka Qendrore Europiane ka ndërrmarrë pak minuta më parë një vendim surprizë në mbështetke të bursave evropiane.

“Është ulur nga 1.4 në 1.25% norma bazë e interesit”, tha Mario Draghi, presidenti italian i BQE, i cili për herë të parë ka drejtuar mbledhjen e këtij organizmi.

Vendimi është shoqëruar me rritjen e vlerës së euros duke u shkëmbyer me dollarin me vlerën 1,3735.

a.q/NOA

KOMENTE