English

Pasqyra e shtypit, 3 nëntor 2011

Tiranë, 3 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 3 nëntor 2011.

Gazeta Mapo çelet me titullin kryesor: “KLSH dhe mbetjet, PD kundër Topit. Ja llogaria e votave për dy dekretet”. Argumente të tjerë të ditës: “Ligji anti-duhan, Shuperka padit truprojën e Sali Berishës”; “Ismail Kadare: Një natë në Romë me Dritëro Agollin”; “Telefonata e fundit: Jam goditur me gur në kokë, njoftoni policinë”; “Oficeri i SHISH: Mesazhi në telefonin e të birit nuk u dërgua nga Çopa”; “Nga Andi Bejtja: Një figurë e pastër dhe konsensuale për KLSH”; “Kontrata e re energjisë, kundër rritjes së çmimeve”.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Kriza greke trondit Shqipërinë”. Argumente të tjerë: “Van der Dol: Mosrespektimi i ligjit dhe institucioneve është problemi juaj”; “Ish-presidentët Mejdani dhe Mosiu, presion Jozefina Topallit për ligjin e plehrave”; “Mbetet pa ndriçim tuneli i Kalimashit”; “Kontrolli dixhital, si ndryshon arresti shtëpiak”; “Dukesha Kate, në gjurmët e princeshës Diana”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin: “Sali Berisha i përgjigjet Edi Ramës: Jo sistemit fiskal marksist”. Argumente të tjerë: “X-factor emocione dhe sfidë në Tiranë”; “Edi Rama: Një vëzhgim mbi vështrimin e programit të PS”; “Ndihma e shpejtë, çfarë nuk duhet të mungojë në çdo shtëpi”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “S’e jap mandatin. Ermelinda Meksi sherr me Edi Ramën”. Në faqen e parë veçojmë titujt: “Nga Afrim Krasniqi: Biznes me sovranin”; “Xhamia e namasgjasë, zbardhet projekti me dy minare”; “Erjon Braçe; E vërteta e debateve në Asamblenë e PS”; “Replikë me kryeparlamentarin e Kosovës, Jakup Krasniqin. Murat Basha: Ahmet Zogu nuk i vrau intelektualët”; “Intervista. Arben Puto: debati i Enverit me grekët për Vorio-Epirin në vitin 1946”.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës: “Kështu do të helmohet Shqipëria”. Tituj të tjerë të ditës: “Jeta dhe fotot e Margarita Xhepës”; “Debati: Duhet hequr taksa e sheshtë, është marksiste”; “Projekti arresti shtëpiak një byzylyk”; “Albpetrol del në shitje: 400 milionë konsulentët e Berishës”; “Nga Bamir Topi: Përse u rrëzua ligji i plehrave”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE