English

Rama: Berisha e do Shqipërinë si Somalia

Tiranë, 3 nëntor 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Ndërsa kryeministri Berisha argumentonte në Kuvend, pse sipas tij duhen importuar plehrat, kryetari i PS-së, Edi Rama komentonte në rrjetin social Twitter deklaratat e kundërshtarit të tij politik.

“Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhëtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve”, shkruajti Rama në profilin e tij, ndërsa kryeministri Berisha citonte ligjin që lejon importin e mbetjeve jotoksike.

Rama ka shkuar edhe më tej, duke e krahasuar Berishën me drejtuesin e shtetit somalez, në deklaratën e tij, vite më parë.

“Të njëjtin fjalim ka mbajtur edhe kryeministri i Somalisë kur e mori në qafë vendin e vet duke e bërë kosh plehrash”, citoi kryetari i PS-së në komentin e tij në rrjetin social.

Pak minuta më parë, Berisha krahas argumentimit të ligjit deklaroi se kryetari i PS-së po nxit krijimin e një partie të re, në mbështetje të Presidentit të Republikës.

a.q/NOA

KOMENTE