English

Seancë- maratonë për plehrat, Leskaj: Kundër importit

Tiranë, 3 tetor 2011, NOA- Deputetja socialiste Valentina Leskaj gjatë fjalës së mbajtur në seancën-maratonë të parlamentit, u shpreh qartë dhe prerazi kundër importit të plehrave.

E nisur që në orët e para të paradites së sotme seanca parlamentare po vijon për orë të tëra diskutimin për Ligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve i kthyer për shqyrtim në Kuvend, nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi.

Në fjalën e saj Leskaj u shpreh se, “Përpjekjet e Kryeministrit nuk kanë bërë gjë tjetër përveçse kanë shtuar më shumë dyshimet për këtë aferë. Kryeministri duhet t’u thoshte shqiptarëve se cili do të ishte boshti i zhvillimit ekonomik në vend, arrorët, turizmi apo plehrat, gjë që bie në kundërshtim me të parat”.

Më herët që nga Kryeministri Berisha, Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu e deputetë me radhë, kryesisht socialistë kanë debatuar për këtë ligj ku njëra palë pretendon se është sipas standardeve të BE-së e pala tjetër e cilëson importin e plehrave si një dëmtim serioz për vendin.

a.y/NOA

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi19:00 - 03 Nëntor 2011
    NA SHKOI JETA MES GRINDJESH. Po c'eshte keshtu me ju te PD dhe PS ala do ngeleni pa u mirekuptuar midis jush,sikur te ishti armiq te njeritjetrit? ku eshte ajo forca,mencuria,urtesia,o partia qe harmonizon politiken dhe per pasoje edhe shqiptaret? gjithe jeta me gervere do na shkoje ne shqipove? le te thote dikush nga politika qe kjo situate,o kjo krize apo ky ngerc mua me pelqen? Derisa askush s'e pelqen,ku jane politikanet e urte,te mencur,te afte ta normalizojne kete katraure stermundonjese? pse politikanet s'e matin aftesine e tyre me armonizmin e situates,zbutjen e saj,me dialog te urte,por duke ja hedhur fajin njeri tjetrit,si te ishte faji nje top,duke thirur njeri me shume se tjetri.Nuk eshte toni i zerit ai qe ju mbush mendjen popullit,as mimikat, as talljet,apo xhestet,por logjika e ideve ,urtesia e tyre shoqeruar me kulture dhe edukate,me ton te qete,sepse eshte bisede midis njerzish te ngritur,dhe te kulturuar.