SHBA, 4 Nëntor 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Adele ka qenë e detyruar të anulojë turneun muzikor, në 10 qytetet më të shitura të repertorit të saj muzikor në SHBA, për shkak të një hemorragjie në kordën e saj vokale.
Çështjet vokale të kordës kanë detyruar këngëtaren britanike të shtyjë datat e koncerteve, raporton agjencia NOA.al.
Adele sapo ka përfunduar turneun e fundit nëpër Mbretërinë e Bashkuar dhe po përgatitej të fillonte këtë muaj, turneun në Atlantic City, NJ kur papritmas rishfaqet sëmundja e saj.
E njohur për performancat e saj të fuqishme vokale, Adele është këshilluar nga mjekët se ka nevojë për një periudhë pushimi, në mënyrë që të mund të shërohet sa më shpejt e t’i rikthehet shumë shpejt karrierës së saj të magjishme muzikore.
a.k/NOA