English

AMC, ëndrrat bëhen realitet

Tiranë, 4 nëntor 2011, NOA- Tre grupe me punonjës të AMC u mblodhën dje në sallën Black Box të Universitetit të Arteve në Tiranë për ndarjen e çmimeve të projektit “Realizimi i një ëndrre”. Qëllimi i projektit është të forconte shpirtin e grupit mes pjesëtarëve të skuadrave, si dhe të krijonte projekte të prekshëm për tre institucione të specializuara për t’u kujdesur për fëmijët në nevojë.

korrik, tre grupe me nga 15 punonjës të AMC u përfshinë në projekte që kishin si objektiv t’i shtonin vlerë jetës së përditshme të fëmijëve në Fshatin SOS, në Institutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe në Institutin e Nxënësve që nuk Shikojnë. Të tre institucionet u zgjodhën për të mirëpritur punën vullnetare të grupeve me njerëz vullnetplotë, të cilët jo vetëm dëshirojnë të sjellin ndryshime në botën e tyre, por janë edhe të gatshëm të veprojnë realisht.

Dhjetëra punonjës të AMC lexuan në mënyrë vullnetare libra artistikë dhe me informacion të dobishëm, të cilët u regjistruan dhe iu dhuruan në formën e një biblioteke zanore Institutit të Nxënësve që nuk shikojnë. Studioja e regjistrimit që u ngrit në ambientet e tij jep mundësinë e regjistrimit të librave shkollorë, por fëmijët mund të regjistrojnë edhe krijimet e tyre letrare apo interpretimet muzikore.

Grupi i punonjësve i caktuar në Fshatin SOS ndërtoi një fushë sportive dhe një kinema për fëmijët. Gjithashtu krijoi një bibliotekë me libra që i dhuruan punonjësit e AMC.

Dhoma ndenjeje të rehatshme për djemtë dhe vajzat e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe një mensë moderne ishin rezultati i përkushtimit që grupi përkatës i AMC tregoi gjatë projektit.

Të gjitha grupet kishin mundësi që, së bashku, të vepronin dhe të përballeshin me sfidat që dolën gjatë vënies në jetë të ideve, brenda afateve kohore dhe buxheteve të përcaktuara. Në këtë mënyrë punonjësit u ndërgjegjësuan në lidhje me vështirësitë që hasen në çdo fazë të projektit. Gjithashtu kishin edhe mundësinë të afroheshin me fëmijët dhe personelin e institucioneve, të ndanin vështirësitë dhe të realizonin bashkë me ta disa prej ëndrrave.

Ndërkaq grupet e AMC kishin dhe mbështetjen e disa kontribuuesve dhe kompanive të tjera.

Projekti u tregoi të gjithë pjesëmarrësve, si kontribuesve edhe përfituesve, sa larg mund të arrijnë njerëzit kur kanë vullnet për të ndryshuar botën.

a.y/NOA

KOMENTE