Moskë, 4 nëntor NOA - Roberto Carlos, i cili së bashku me Andrey Gordeyev është në drejtim të skuadrës së Anzhi, ka zbuluar për shtypin rus se Samuel Eto’o është vetëm një nga tre objektivat e mëdha të arritur nga klubi në fjalë. Sipas ish-lojtarit të Interit dhe të Realit të Madridit, faktikisht, Kerimov ëndërronte dhe numrin një në mbarë botën Lionel Messi dhe së bashku me të yllin e Santos dhe të përfaqësueses braziliane, Neymar. “Kerimov (presidenti i klubit të Anzhit) kishte tre emra në krye të listës – bëri të ditur Roberto Carlos - Neymar, Messi dhe Eto’o. Vetëm kamerunezi, pasi reflektoi mbi propozimin, ka pranuar. Tashmë shpresojmë që dhe dy të tjerët të ndjekin shembullin e Samuel”. r.b/NOA