English

Arrestohen tre të rinj, vidhnin në fshat

Korçë, 4 nëntor 2011, NOA – Policia e Korçës ka nisur procedimin penal nga disa shtetasve të akuzuar për vjedhje.

Sipas informacione zyrtare është ndaluar Mikel Lifo 24 vjeç banues në lagjen nr 15 Korçë, pasi dyshohet si autor i vjedhjes së shumës prej 91.000 lekësh të reja në një kazino të qytetit. Po kështu, do të ndiqet në gjendje të lirë shtetasi Ardi Sterio, 24 vjeç, si autor i dyshuar i vjedhjes se një picerie.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë shtetasi Yllson Çoçka 32 vjeç banues në fshatin Podgorie, pasi ditën e djeshme eështë kapur në flagrancë duke vjedhur në tokën e punuar të shtetasit me iniciale S.A, në fshatin Korit.

a.q/NOA

KOMENTE