Tiranë, 4 nëntor 2011, NOA – Abuzimi me barnat ka detyruar Qendrën Kombëtare të Barnave të intensifikojë kontrollet në bizneset farmaceutikë. Drejtori i QKKB-së, Besnik Jakaj në konferencën për shtyp në lidhje më këto kontrolle tha se, një nga problemet kryesore është tregtimi i barnave pa pullën e kontrollit, i cili përbën edhe rrezikshmëri të lartë për shëndetin e qytetarëve dhe pacientëve.
“Mënyra e futjes në Shqipëri por edhe kushtet e ruajtjes dhe shpërndarjes së tyre janë krejtësisht të pasigurta. Gjatë këtyre 3 mujave janë 20 subjekte farmaceutike për të cilat është marrë masa administrative për heqje licence. Janë 18 subjekte farmaceutike të cilave u është vënë gjobë nga 50 deri në 200 mije lekë. Po kështu edhe 18 subjekte të tjera farmaceutike kanë rezultuar se nuk kanë pasur të plotësuar dokumentacionin ligjor, administrativ dhe teknik ku është kërkuar mbyllja e aktivitetit të tyre nga tatimet”, sqaroi Jakaj.
Problemi i tregëtimit të barnave kondrabandë dhe pa pullën e kontrollit pritet të zgjidhet ligjërisht nga qeveria nëpërmjet një drafti. Ai parashikon masa më të forta administrative, të cilat shkojnë deri në mbyllje të aktiviteit për 5 vjet për të gjithë ato subjekte të cilat tregëtojnë barna pa pullë. Deri më tani masa administrative ka qenë heqja e licencës për drejtuesin teknik.
a.q/NOA