Japoni, 4 nëntor NOA - Ekrani më i madh 3D auto-stereoskopik (pa syze) është paraqitur në Japoni. Një pajisje e tillë i përket Japans National Institute of Information and Communications (NICT) së bashku me JVC Kenwood që kanë arritur të prodhojnë një shembull teknologjik të rrallë. Madhësia e tij arrin vlerën 200 polësh e cila është e barabartë me një diagonale përafro 5 metër. Ky Giga-ekran tredimensional i NICT lejon që ekrani të perceptohet nga 57 kënde të ndryshme nga publiku. Është ky pikërisht limiti i parë i ekraneve 3D të cilët mund të shihen pa syze. Teknologjia pa syze është zbatuar me sukses në lojërat si puna e Nintendo 3DS, kamerat 3D dhe smartphone si LG Optimus 3DS dhe HTC Evo 3D. Ekrani 3D i NICT, me madhësinë e tij 200 polëshe dhe rezolucionin Full HD, duhet thënë se përbën një rekord pasi është dhe më i madhi në mbarë botën në llojin e tij. r.b/NOA