Korçë, 4 nëntor 2011, NOA - Një 23 vjeçar është gjetur i vdekur në fshatin Damjane të Korçës. Viktima është Arjet Feridon Notoli. Ai është gjetur mesnatën e kaluar në pyllin e fshatit nga banorët e zonës. Fillimisht u dyshua për një vrasje, duke qenë se 23-vjeçari kishte plagë plumbi në trup. Por sipas policisë, “nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi është vetëvrarë me një plumb në gjoks, me pushkë tip karabine, model 54, kaliber 7.62 mm”. Ndërkohë që po vazhdojnë hetimet. a.k/NOA