English

Imuniteti dhe vullneti politik

Askush nuk mund ta mohojë se politika shqiptare përpos ngjarjeve të hidhura që na afruar në konfliktualitet të vazhdueshëm, na ka dhuruar dhe momente të gëzuara ku jemi ndjerë mirë

Nga Dorian Koçi

Politika shqiptare është një “ sallatë frutash ” më tha një i njohuri im. I mësuar me epitete të tjera për politikën tonë e luta të ma shpjegonte më tej mendimin e vet. Po ja ma ktheu ai, një sallat ë frutash do të paktën tre fruta t ë ndryshëm që të quhet e tillë. Ne kemi më shumë se tre forca politike që kontribuojnë në vend, por ashtu si sallata e frutave që të jetë sa m ë e shijshme kërkon m ë shumë përbërës dhe politika jonë nuk duhet t ë mbizotërohet vetëm nga dominanca e një a dy partive. Për më tepër vazhdoi ai nuk është fjala se ndonjëri nga ta nuk e do prosperitetin dhe përparimin e kombit dhe atdheut të vet si mund të dëgjohet rëndom gjithandej, por dëshira për të mbizotëruar i jep ndonjëherë shije bajate politikës q ë ushtrojnë. Nuk e di sepse më pëlqeu dhe mua shpjegimi i mikut tim, pasi duke dhënë gjithmonë shpjegime dhe përcaktime nihiliste dashur pa dashur të gjithë kemi kontribuar në krijimin e një klime negativizmi për politikën shqiptare dhe vendin tonë.

Askush nuk mund ta mohojë se politika shqiptare përpos ngjarjeve të hidhura që na afruar në konfliktualitet të vazhdueshëm, na ka dhuruar dhe momente të gëzuara ku jemi ndjerë mirë. Momenti në të cilin ndihet vendi në prag të integrimit evropian, e bën politikën tonë delikate në marrëdhëniet ndaj vetes por dhe komunitetit ndërkombëtar, ndaj dhe qëndrimet që ajo mundohet të mbaj për të ruajtur ekuilibrin e saj të brendshëm interpretohen si shanse të humbura apo shanse të fitura. Në fund të fundit është çështje perceptimi sesi e shikon një gotë që është gjysëm e mbushur me ujë, si gotë gjysëm e mbushur apo si gotë gjysëm e zbrazët. Një çështje që irriton qytetarët shqiptarë dhe që shpesh herë na bën që ta shikojmë gotën si gjysëm të zbrazët është niveli i lartë i korrupsionit në shoqërinë tonë. Duam apo s’duam ne atë e kemi bërë tashmë një vlerë të sistemit tonë, diku për të mbaruar punë shpejt, diku për të zgjidhur ndonjë hall e diku tjetër për të bërë një karrierë të shpejtë. Në këtë sëmundje që na ka kapluar të gjithëve ka bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës por si gjithmonë përgjegjësia kryesore i mbetet politikës. Kjo është arsyeja që dhe zgjidhjet priten që të vinë prej saj.

Një iniciativë e mirë që duhet përshëndetur në këtë drejtim si masë efikase për mbylljen e rubinetit të korrupsionit është propozimi për kufizimin e mandateve të gjyqtarëve, politikanëve dhe zyrtarëve të tjerë të shtetit. Në këtë rast politika shqiptare si më e përfolura në këtë drejtim, jep një shembull personal duke i garantuar barazi të vërtetë ligjore për gjithë shtetasit e republikës së Shqipërisë. Për hir të së vërtetës ky ka qenë një propozim i hershëm i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, një propozim që priti pothuajse dy vjet që të merrte një përgjigje pozitive nga Partia Socialiste. Ai u anatemua në fillim si përpjekje e qeverisë për kapital politik, por pavarësisht insinuatave të atëhershme politike ka ardhur koha që ai të merret seriozisht nga të dyja palët. Çështja është a ka vullnet politik për të bërë më të mirën e mundshme në këtë drejtim dhe të mos fshihemi pas lodra fjalësh për kushtetutshmëri dhe mekanizma të tjerë mbrojtës. A duhet shoqëruar ky hap dhe me një reformë paralele në drejtësi në mënyrë të tillë që të mos ketë abuzime ndaj grupeve apo personave të veçantë politikë? Këto janë çështje që kërkojnë një diskutim të gjerë në nivel ekspertësh ndaj ulja në një tryezë të rrumbullakët jo vetëm që nuk është humbje kohe por është dhe përshpejtim i ç’tensionimit të jetës politike në vend dhe përshpejtim i procesit të integrimit. Ky është një hap që e kanë ndërmarrë të gjitha vendet e ish-Evropës Lindore përpara se të hynin në Bashkimin Evropian dhe Shqipëria s’ka pse të bëjë përjashtim nga to. “Askush nuk duhet të ketë imunitet që korrupsioni të mbetet i pandëshkuar. SHBA ndihmon në luftën kundër korrupsionit, por nuk duhen lejuar privilegjet e imunitetit. Lufta kundër korrupsionit në Shqipëri duhet të vazhdojë”. Këto ishin fjalët e ambasadorit amerikan në Shqipëri Aleksandër Arvizu, gjatë ceremonisë së mbylljes së programit të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MÇ) në Shqipëri, fjalë ë cilat duhet të shërbejnë për të shkundur të gjithë ata që mund të mendojnë se miqtë tanë ndërkombëtarë do të na lënë akoma të notojmë në moçalin e korrupsionit. Në bashkëbisedimet mes palëve përpos gatishmërisë që palët po demonstrojnë për reformim elektorale duhet të vënë si prioritet kryesor dhe atë çka në parim u duk se e mbështetën parimisht në konferencën e organizuar për këtë qëllim. Ky vullnet dhe hapat konkretë të ndërmarrë do të jenë guri i provës për të parë nëse po ndryshon diçka në këtë drejtim. “Imuniteti duhet të kuptohet në mënyrën e duhur, pasi nuk i jep një pozicion të caktuar, i cili i vendos gjyqtarët apo zyrtarët e caktuar mbi ligjin. Por imuniteti apo imunitetet do të thotë që zyrtarët apo gjyqtarët mbajnë edhe lirinë e tyre për të funksionuar në mënyrë të pavarur. Ndërkohë që duhet të ruajnë edhe përgjegjësinë e madhe që kanë për të dhënë llogari”-deklaroi ambasadori Etore Sequi i Bashkimit Evropian, në po të njëjtën konferencë duke dhënë qartë dhe propozime konkrete mbi bazën e së cilave mund të fillojë të ndërtohet kufizimi i mandateve.

Gjithmonë kur kemi qenë të mërzitur me politikën tonë kemi përmendur shprehjen se kjo është “çorba që politika jonë na gatuan”. Mirëpo pas një zhvillimi të tillë shpresëdhënës ku të dyja palët po binden që ta marrin seriozisht kufizimin e imuniteteve që në një farë mënyre do të fillojë të ketë impakt për të pasur dhe më shumë drejtësi në vendin tonë, na lind e drejta që politikën tonë ta shohim si “sallatë frutash” ku mjalti si një përbërës kryesor i saj duhet të jetë vullneti i mirë i të dyja palëve. Le të shpresojmë se politika shqiptare kësaj radhe e ka seriozisht për të nxitur shpejtësinë e integrimit të vendit por dhe për ti hequr imazhin negativ të saj në sytë e qytetarëve shqiptarë.

* Dërguar nga autori, qëndrimet janë personale

KOMENTE