Iran, 4 nëntor 2011, NOA - Pas publikimit të një pjese të lëvizjes së fuqive të Alenacës së Atlantikut Verior për sulm ushtarak ndaj Iranit, ka ardhur dhe reagimi i qeverisë iraniane. Ministri i Jashtëm Ali Akbar Salehi tha dje se “ne jemi gati për luftë”. Në një deklaratë dhënë për mediat, Salehi ka shprehur pakënqasinë për atë që cilësoi si nisje kryqëzate nga ana e Anlgisë dhe SHBA. Ai u shpreh se “Irani është gati të ndëshkojë çdo skenar që synon të sjell tensione në vend”. Reagimi i tij erdhi pas publikimit në media të lajmit se SHBA dhe Angli kanë rënë dakord për hartimin e plani të për sulmuar Iranin, në rast të prodhimit të bombave të shkatërrimit në masë. Ai e ka cilësuar idenë një planifikimit të një sulmi të tillë si të gabuar. “Sigurisht, ne jemi përgatitur për më të keqen, por ata (SHBA dhe Anglia) duhet të mendohen dy herë përpara sesa të vendosin veten në një përplasje me Iranin”, tha ministri gjatë një vizite që bëri dje në qytetin e Bengazit në Libi. Nga ana tjetër ai ka theksuar se “kjo është një lojë e Izraelit. Ne prej vitesh kemi qënë të kërcënuar nga Izraeli”. NOA