English

Kush është Perikli Kule, fieraku që fshehu kufomën në Ardenicë (FOTOT)

Tiranë, 4 Nëntor 2011 NOA/ Fotot update – Më shumë se 13 vjet më parë, ai kreu një krim të rëndë, i mori jetën një burri. Dhe për t’i shpëtuar një ndjekjeje të mundshme policore, e fshehu kufomën në kodrat e Ardenicës.

Por pavarësisht kësaj, fieraku 29 vjeçar Perikli Stavri Kule, tashmë 42 vjeç, ka përfunduar pas hekurave të qelive shqiptare, pasi u kap në Spanjë dhe u ekstradua në Shqipëri.

Nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, ditën e sotme, rreth orës 14:30, u krye ekstradimi nga Madridi, Spanjë, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Perikli Stavri Kule, 42 vjeç, lindur në Fier.

Gjykata e Rrethit Fier, me vendimin Nr. 154, datë 8 korrik 1999, e ka dënuar Perikli Kulen, me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” dhe “Armëmbajtjes pa leje“.

Perikli Kule, më datë 8 shkurt 1998, është shpallur fajtor pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka vrarë në Libofshë të Fierit, shtetasin Vlash Dece dhe më pas e ka fshehur kufomën në kodrat e Ardenicës.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Madrid, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Spanjë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

e.t/NOA

KOMENTE