Londër, 4 nëntor NOA - Me sa duket çelësi i jetëgjatësisë është lumturia. Është rezultati i një studimi shkencor që tregon se tek ata persona që shprehen si më të lutur dhe janë realisht të tillë në jetën e tyre, rreziku i vdekshmërisë është gati 35 % më i ulët krahasuar me personat jo të lumtur dhe që kanë shqetësime konstante. Hulumtimi, i cili është publikuar në PNAS, është kryer në Angli, mbi një kampion prej 3 mijë e 853 personash. Për tu theksuar është se personat e marrë në ekzaminim ishin me moshës 52 dhe 79 vjeçare. Duke përjashtuar faktorët si mosha dhe stili i jetesës, ka dalë në pah se personat më të lumtur kanë regjistruar një përqindje vdekshmërie inferiore, me gati 35%. r.b/NOA
Lumturia, çelësi i jetëgjatësisë
-
livalu Ligor Luarasi02:00 - 04 Nëntor 2011Tema le shume per te desheruar ne se nuk percaktohet koncepti lumturi per vete ata qe studiuan kete problem. Me tej nga ky percaktim varet edhe ne se vlen o jo lumturia edhe per njerzit e shteteve te tjere.