English

Marrëveshja, Basha: Gati karta e studentit për Tiranën

Tiranë, 4 nëntor 2011, NOA – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka firmosur sot marrëveshjen me rektorët e universiteteve për kartën e studentit. Dokumenti që do shpërndahet nga Bashkia e Tiranës synon lehtësimin dhe heqjen e disa tarifave për studentët. Basha tha se disa shërbimet e para që ofron karta e studentit janë; hyrje falas në Muzeun Kombëtar, Galerinë e Arteve, ndjekjen falas të ndeshjeve të kombëtares stadium, tarifa zero me shërbimet postare , si dhe disa shërbime të tjetra. Basha u shpreh se po punohet me Ministrinë e Transporteve për heqjen e tarifave për udhëtimin urban për poseduesit e kartës së studentit. “Sot falenderoj bashkëpunëtorët e mi, të gjithë pjesëmarrës në këtë proces, trupën pedagogjike, studentët dhe përfaqësues të tyre që në kohë kaq të shkurtër bënë të mundur lëshimin e kartës së studentit për bashkinë e Tiranës”, tha Basha. Basha u shpreh se Bashkia do të vazhdojë investimin për studentët. “Këta studentë përfaqësojnë një elitë të veçantë nga e cila Tirana ka përfituar dhe do të përfitojë më shumë. Kjo është arsyeja pse karta e studentit ka qenë një nga premtimet e mira kryesore. Me ndëshkimin e memorandumit, nisem me fazën përgatitore”, tha ai. a.k/NOA

KOMENTE