English

Mbetjet, Topi: Çështje e qytetarëve

Tiranë, 4 nëntor 2011, NOA - Nxënësit më të mirë klasave të nënta në vend me kuriozitetin e tyre nëpërmjet pyetjeve i kanë marrë kreut të shtetit Bamir Topi komente interesante edhe për ligjin e mbetjeve.

Kreu i shtetit ka shprehur keqardhje për rrëzimin e dekretit të tij ndërsa shtoi se tashmë mbetjet nuk janë çështje e politikës por e qytetarëve.

“Unë nuk dëshiroj që ta ngarkoj këtë mjedis pikërisht me atë që është e ngarkuar sot mbarë shoqëria, me mungesën e komunikimit, me fjalorin e panevojshëm për të dalë në publik. Në rast se dëshirojmë të flasim në mënyrë jo qytetare, le ta konsumojmë në ambiente të mbyllura dhe kurrsesi nuk duhet të dalë për të helmuar, për të intoksikuar shoqërinë, në radhë të parë brezin e ri, i cili ka nevojë vërtet që të studiojë i qetë, të studiojë modelet më të mira, atë që sot është praktikë e komunikimit evropian dhe të mendojë për të ardhmen”, theksoi Topi.

Fëmijët pjesë e një program të OSBE-së janë takuar me të gjithë drejtuesit më të lartë të vendit, mes tyre edhe me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ajo deklaroi në takimin me nxënësit se Parlamenti është shtëpia e qytetarëve.

a.q/NOA

KOMENTE