English

Mediat e huaja: Riviera shqiptare spektakolare, turizmi në lulëzim

Londër, 4 nëntor, NOA - "... Unë kurrë nuk kisha qenë aty më parë dhe nuk dija asgjë për këtë vend ...”. Kështu nis një artikull i shkruar nga Adam Cardais, botuar në “East of Center”, mbi Shqipërinë, duke cituar më tej mrekullitë e rivierës shqiptare, prej të cilave thotë se ka mbetur i mahnitur.

Shqipëria, e cilësuar prej tij për 40 vjet si vendi më i izoluar në Evropën komuniste, paraqitet më pas si një vend me turizëm në lulëzim dhe me një rivierë të listuar në destinacionet top për vitin 2012.

“Riviera shqiptare i ka të gjitha bukuritë natyrore të saj të homologes së saj kroate më në veri, por pa turmat dhe shpenzimet e konsiderueshme. Këtu keni plazhe të bardhë me rërë, ujëra kristal të qarta dhe fshatra mesdhetarë të pandryshuar që nga koha e mbretit Zog”, vijon reportazhi për Shqipërinë. Duke shtuar se Shqipëria në jugun e saj jonian është edhe më e përballueshme dhe spektakolare.

“Dhërmiu është xhevahir, një destinacion i preferuar veror për shqiptarët dhe kosovarët. Fshati ulet në mes të maleve të larta dhe detit Jon, me një plazh të gjatë”, shkruhet më tej. Duke cituar edhe Sarandën, për të cilën autori citon faktin se është një qytet i zhvilluar, me hotele të mira për ngrënie dhe fjetje.

“Plazhi i saj është modest, por aty afër gjenden rrënojat romake të Butrintit. Edhe më larg në jug, Ksamili është një shtrirje e vogël, por i bukur i plazhit dhe ishujve në veri të kufirit grek. Këtu shërbejnë peshk të mirë e të freskët në bregdet dhe specialitete greke si tzatziki. Shqiptarët janë të ngrohtë dhe mikpritës, dhe të jashtmit nuk duhet të kenë frikë nga krimi apo ngacmimi në këtë vend. Në historinë e tij të Kosovës, Noel Malcolm, dijetari austriak i njohur që shkroi për vendin tonë, pohon: "Nëse ju respektojnë zakonet e vendit, ju mund të udhëtoni më të sigurt në Shqipëri se në çdo vend tjetër në botë".... n.e/NOA

KOMENTE