Itali, 4 nëntor NOA - Një person i verbër tashmë mund të shohë të paktën vetëm hije dhe ko falë një impianti që është krijuar për herë të parë në botë. Është një protezë shumë e vogël e cila bazohet në elektroda mikroskopike, të cilat janë të lidhura me mikro-telekamera. Një ndërhyrje e tillë ka përfunduar me sukses tek një pacient i cili kishte një pigment në retinë dhe si rrjedhojë kishte humbur dhe shikimin. Lajmi është njoftuar nga spitali universitar i Pizas. Eksperimentimi që ka qenë precedent i këtij operacioni të arritur me sukses duhet theksuar se ka zgjatur 9 vite. r.b/NOA