English

Pasqyra e shtypit, 4 Nëntor 2011 (VIDEO)

Tiranë, 4 Nëntor 2011, NOA Update - Në këtë hapësirë gjendet pasqyrë e titujve të gazetave kryesore në Tiranë, për ditën e Premte, 4 Nëntor 2011.

"Shekulli" hapet me titullin "73 deputetë kundër 92 përqind të shqiptarëve". Gazeta duke trajtuar në faqen e parë vetëm këtë argument, njofton se "Mbetet në fuqi ligji që lejon importimin e plehrave në Shqipëri". E përditshmja thekson se "Kuvendi rrëzon dekretin e presidentit Topi, që kërkoi rishikimin e nenit 49 të Ligjit".

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor: “Mazhoranca rrëzon dy herë Bamir Topin”, i cili flet për votimet e djeshme në Kuvend.

Disa tituj të tjerë janë; “Topalli: Fatos Nano nuk e shoh për President. Ina Ramën se votojmë për një mandat të dytë”, “Rama publikon 92 faqet e programit të PS. Si do të arrihet barazia”, “Meksi lë mandatin, merr 123 vota për bankën”.

E përditshmja "Mapo" çelet me titullin kryesor "Oketa: Pse votova pro dekreteve të Topit dhe kundër PD".

Titull tjetër kryesor i "Mapo": "Topalli: Si na la në baltë Topi, 4 orë para zgjedhjeve të 2007-s", si dhe:

"Zbardhet skema e falsifikimit te pronave te Konomit- hetimi drejt fundit".

Gazeta "Koha Jonë" hapet me titullin "Rekord Gines, Topi merr vetëm një votë". Kryeartikulli flet për votimin e djeshëm në seancë plenare në Kuvend ku dekreti i Presidentit u votua vetëm nga deputeti demokrat Gazmend Oketa.

Në këtë të përditshme gjithashtu gjendet intervista e Jozefina Topallit e cila mban titullin: "Topalli: Rama nuk do ta bënte 21 Janarin nëse nuk do kishte pëlqimin e Ramës".

Gjithashtu kjo gazetë boton dhe opinione nga Frrok Çupi, Majlinda Bregu, Sali Berisha, Gramoz Ruçi.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Kundërshtarët e Konomit futën topi false në arkivin e shtetit”, i cili flet për vrasjen e gjyqtarit Konomi.

Argumente të tjera: “Bien dekretet e Topit, hapet rruga për importin e plehrave”, “Aleksandër Biberaj: Në PD bëjnë karrierë vetëm servilët”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Gjykata e Lartë shfuqizohet dekreti i Presidentit”. Në faqen e parë veçojmë titujt e tjerë: “Gazmend Oketa: Plehrat, PD nuk mbajti premtimin elektoral”, “Nuk ka prova, arkivohet dosja e plagosjes së Tan Lepurit”, “Arben Puto: Ministri terrorist, Xheferr Deva” si dhe "Anulohet tenderi 15 milionë euro i portit të Vlorës".

"Standard" ka si titull kryesor "Përplasen platformat në PS, Malaj, Harasani dhe Islami, sfidë Ramës në Kongres".

Titull tjetër kryesor: "Topi thyen rekord, merr vetëm një votë".

317
KOMENTE