Tiranë, 4 nëntor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e premte, 4 nëntor 2011.
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Mazhoranca rrëzon dy herë Bamir Topin”, i cili flet për votimet e djeshme në Kuvend. Disa tituj të tjerë janë; “Topalli: Fatos Nano nuk e shoh për President. Ina Ramën se votojmë për një mandat të dytë”, “Rama publikon 92 faqet e programit të PS. Si do të arrihet barazia”, “Meksi lë mandatin, merr 123 vota për bankën”. E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor në gjithë faqen e parë të numrit të sotëm: “72 deputetë kundër 92 për qind të shqiptarëve”, i cili flet për vendimin e djeshëm të Kuvendit për importin e mbetjeve.
Gazeta “Shqip” çelet me titullin: “Kundërshtarët e Konomit futën topi false në arkivin e shtetit”, i cili flet për vrasjen e gjyqtarit Konomi. Argumente të tjerë: “Bien dekretet e Topit, hapet rruga për importin e plehrave”, “Aleksandër Biberaj: Në PD bëjnë karrierë vetëm servilët”. “Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Gjykata e Lartë shfuqizohet dekreti i Presidentit”. Në faqen e parë veçojmë titujt e tjerë: “Gazmend Oketa: PD nuk mbajti premtimin elektoral”, “Nuk ka prova, arkivohet dosja e plagosjes së Tan Lepurit”, “Arben Puto: Ministri terrorist, Xheferr Deva”.
Gazeta Mapo ka si argument kryesor; “Oketa: Pse votova pro dekreteve të Topit dhe kundër PD”, i cili flet për deklaratat e deputetit demokrat. Disa tituj të tjerë janë; “Topalli: Si na la në baltë Topi, 4 orë para zgjedhjeve të 2007-ës”, “Zbardhet skema e falsifikimit të pronave të Konomit”. Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. a.k/NOA