English

Pastron veprën e artit me vlerë 800 mijë euro, duke e menduar të pistë

Dortmund, 4 nëntor 2011, NOA- Duket si një barcaletë, një grua e punësuar në muze për të pastruar, shikon një objekt brenda tij, e cila në fakt ishte vepër arti dhe e pastron, duke e prishur përgjithmonë.

Kjo është një histori e vërtetë e ndodhur në muzeun e East Wall në Dortmund, ku nga shkurti i kaluar ishte ekspozuar një vepër arti e artistit gjerman Martin Kippenberger.

Objekti në fjalë ishte pjesë e një koleksioni në të cilin përfshiheshin një kullë druri e gjatë 2 metra në qendër të së cilës ishte vendosur një vaskë gome, e dizenjuar dhe gdhendur që kapte një shifër prej 800 mijë euro.

Pastruesja në fjalë e devotshme në punën e saj i ishte afruar veprës së artit dhe duke menduar se ishte pis e kishte pastruar duke e shkatërruar përherë, informon NOA.

Drejtori i muzeut, Kurt Wetteng shprehet se, “Pastroi pjesët e vaskës me shumë kujdes, po njëlloj veproi edhe me pjesën tjetër dhe kjo është një gjë e frikshme”.

Sipas tij edhe në rregulloren e muzeut thuhet se edhe pastrimi i dyshemesë duhet të bëhet 20 centimetra larg veprës së artit.

a.y/NOA

KOMENTE