English

Përmbytjet në Itali, mes të vdekurve një vajzë shqiptare

Genova, 4 nëntor 2011, NOA- Nga përmbytjet që përfshin së fundmi Italinë, dyshohet që mes viktimave të jetë edhe një 28 vjeçare shqiptare.

Trupi i saj është gjetur në Fereggiano, ndërsa thuhet se viktima është nënë e dy fëmijëve, 1 dhe 10 vjeç.

Të vdekurit nga përmbytjet në Genova deri më tani janë 6 vetë dhe shkak për këtë bilanc kanë qenë përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq.

Nga ana e zjarrfikësve thuhet se mes viktimave janë 4 të rritur dhe 2 fëmijë, ndërsa pesë trupa aktualisht janë gjetur, po vijojnë kërkimet për trupin e një fëmije.

Dëshmitarë në vendngjarje sqarojnë se kanë parë të hyjnë në një tunel pesë persona mes tyre 2 fëmijë, duke tentuar të kalojnë rrugën përmes kësaj strehe.

Por pavarësisht tentativës së tyre një valë e fuqishme uji ka përmbytur tunelin, duke mos u dhënë asnjjë mundësi shpëtimi të strehuarve.

Ndërkaq nuk bëhet ende e ditur nëse fëmijët janë, dy fëmijët e vajzës shqiptare apo janë shtetas italian.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Genti Tryci19:01 - 04 Nëntor 2011
    eshte me te vertete nje tragjedi,,jetoj ne genova ,,me vjen shume keq vajzen shqiptare qe pati fatin e keq,,ne ket aluvion,,shpresoj qe te mos kete me viktima,,faleminderit