English

Rama - PD-së: Për ku kështu moj e Kozmait?

Tiranë, 4 nëntor 2011, NOA – Pak orë pas qëndrimit të PD-së lidhur me Kongresin socialist të së shtunës, kryetari i PS-së Edi Rama ka reaguar në profilin e tij në rrjetin social Twitter.

“A s'ju kujton kjo deklarata nga selia e PD sot për kongresin tonë atë shprehjen: Për ku kështu moj e Kozmait?”, ka shkruar Rama sot pas mesditës.

Ndërkohë, një ditë pasi Kuvendi miratoi pas asnjë ndryshim ligjin e kthyer nga Presidenti i Republikës, Rama ka komentuar edhe këtë herë në Twiter.

“Sot Shqipëria është si një shtëpi që ka hapur derën për të mbledhur plehrat e komshinjve. Nesër do jetë shumë vonë!”, ka shkruajtur Rama. Një ditë më parë Rama e ka quajtur tradhti kombëtare votimin e një ligji të tillë, për të cilin shqiptarët nuk kanë nevojë. “Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhëtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve”, tha Rama dje në “Tëitter”.

a.q/NOA

KOMENTE