English

Shuhet familja shqiptare nga përmbytja në Itali (FOTO e VIDEO)

Genova, ITALI, 4 Nëntor 2011 NOA/ Update – Një grua e re, emigrante shqiptare në Itali ka gjetur vdekjen së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, përgjatë përmbytjeve të frikshme që ndodhën orët e fundit në zonën e Xhenovas në Itali, raporton korrespondentja e agjencisë NOA.

Shpresa Djali, identifikohet 35 vjeçarja shqiptare, emigrante prej vitesh në Itali, dhe dy fëmijët e saj përkatësisht një vjeç dhe 10 vjeç.

Trupi i emigrantes është gjetur në Fereggiano, ndërsa raportohet se viktima është nënë e dy fëmijëve, 1 dhe 10 vjeç.

Nga ana e zjarrfikësve u saktësua se mes viktimave janë 4 të rritur dhe 2 fëmijë. Ndërsa pesë trupa aktualisht janë gjetur, po vijojnë kërkimet për trupin e një fëmije.

Dëshmitarë në vendngjarje sqarojnë se kanë parë të hyjnë në një tunel pesë persona mes tyre 2 fëmijë, duke tentuar të kalojnë rrugën përmes kësaj strehe.

Por pavarësisht tentativës së tyre një valë e fuqishme uji ka përmbytur tunelin, duke mos u dhënë asnjë mundësi shpëtimi të strehuarve.

Të vdekurit nga përmbytjet në Genova deri më tani janë 6 vetë dhe shkak për këtë bilanc kanë qenë përmbytjet e shkaktuara nga moti i keq, u shprehën autoritetet lokale. e.t/NOA

318
KOMENTE
  • Miriam Nuri briki09:41 - 05 Nëntor 2011
    Ngushullime nga zemra familjes shqiptare.
  • Plator Koliqi01:11 - 05 Nëntor 2011
    ngushullime familjes SHQIPETARE
  • Lisa Kadiu23:40 - 04 Nëntor 2011
    ngushellime te sinqerta familjeve qe kane humbur te dashurit e zemres!
  • Arben Prendaj22:59 - 04 Nëntor 2011
    NGUSHIME E MIA PER FAMILJEN SHQIPTARE