Angli, 4 nëntor NOA - Një palë të mbathura të setit të mbretëreshës Viktoria janë shitur në ankand për 9 mijë e 375 sterlina (rreth 15 mijë dollarë), që ka arritur të kapë një shifër gati me tre herë më shumë se çmimi bazë që ishte caktuar. Në ankandin e shtëpisë Lyon & Turnbull të Edinburgo është shitur dhe krevati i Elizabeth Taylor në të cilin ka fjetur me bashkëshortin e saj të shtatë në muajin e mjaltit, Larry Fortensky, për një çmim të barasvlershëm me 9 mijë sterlina (14 mijë e 350 dollarë). Një pikturë e mbretëreshës me shërbyesin e saj skocez John Brown është shitur për një çmim prej 145.200 sterlinash (230 mijë dollarë). r.b/NOA