English

Tiranë, arrestohen brenda natës, 7 të shpallur në kërkim

Tiranë, 4 nëntor 2011, NOA – Policia e kryeqytetit raporton se ka arritur në 312 numri i persona në kërkim të arrestuar gjatë vitit 2011. Kështu vetëm për 24 – orët e fundit kanë kapur nga strukturat e policisë 7 persona të shpallur në kërkim : Florenc Ferit Saliu, 24 vjeç, Erlis Qazim Bashaj, 23 vjeç, Kastriot Haqif Kaçi, 33 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Fushë Mëzez. Këta persona janë akuzuar për vjedhje dhe kanosje. U kap shtetasi në kërkim Domjat Yllson Deme, 24 vjeç, banues në Tiranë, i kërkuar për veprën penale të Dezertimit; Erjon Ndoc Demaj, 24 vjeç, i shpallur n ë k ërkim 9 muaj më parë për vjedhje. U kap nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë shtetasi në kërkim Emiljano Shtjefën Vukulaj, 21 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga DPQ Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Durrës me vendim të datës 10.01.2011, e ka dënuar me 16 muaj burg, për konsumim të veprës penale të Vjedhjes. Po kështu, nga Komisarati i Policisë Nr.5 Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Elton Nikolla Kranja, i vitit 1976, banues në Tiranë, i dënuar, më parë për vjedhje. Ai u kap në flagrancë, nga patrulla përgjithshme, në Unazë e Re, duke vjedhur një kasetofon, në mjetin fugon, Tr 6316 J, në pronësi të një shtetasi. Po ashtu mbrëmë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Panajot Spiro Miqelli, 43 vjec, banues në Korçë, i dënuar më parë për vjedhje. a.q/NOA

KOMENTE
  • Name14:40 - 04 Nëntor 2011
    Epo edhe Gjermania qe ka ekonomine me te mire ne europe bashke me ne ka shume probleme me vjedhjet ngaqe njerzit nuk kane qa bejne leke kane sa te dush si ne ketu ne Shqiperi e vjedhin kasetofona per hobi hahahahahahaha ne jemi te marre fund me keta qe kemi ne krye
  • ska me shqiperi13:28 - 04 Nëntor 2011
    po ca behet keshtu mo vella ne shqiperi pupupupupu po njerzit nga halli i bejn jo nga qefi se te ishin te gjith sot me lek as vjellje asgje nuk do ndollte po cedo esht nje SALI BERISHa qe e ka shtryllur popullin njerzit pa pun han buk me list jan ber flasin me vet