France, 4 nëtor 2011, NOA - Një takim i G20-ës po vazhdon sot në Francë, ku bisedimet pritet të fokusohen në një propozim të FMN-së, rreth krijimit të një linje të shkurtër krede për t’i ndihmuar vendet që po përballen me probleme ekonomike.
Takimi pritej të fokusohej në reforma të sistemit monetar global, por kjo agjendë ka ndryshuar si pasojë e krizës evropiane të borxhit, sidomos të Greqisë.
Udhëheqësit e Kinës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, u kanë bërë presion evropianëve të lëvizin me shpejtësi sa i përket borxhit.
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka thënë se zgjidhja e krizës evropiane është detyra kryesore e këtij takimi. NOA/RFE