Athinë, 4 nëntor 2011, NOA- Seanca parlamentare në Greqi për votëbesimin e qeverisë nën drejtimin e Kryeministrit aktual Jorgos Papandreu ka nisur pak çaste më parë.
Deputetët e parlamentit helen kanë nisur diskutimin lidhur me situatën në vend dhe votëbesimin e qeverisë greke, ndërsa kartonat pro ose kundër qeverisë pritet të jepen në mesnatë.
Siç raportojnë mediat vendase populli grek po pret me vëmendje fjalimin e Kryeministrit Jorgos Papandreu.
a.y/NOA